Instituti rus që zhvilloi vaksinën Sputnik V, njoftoi se ata janë të gatshëm të ndihmojnë Trump dhe zonjën e parë në luftën kundër koronavirusit.

Trump në deklaratën e tij të fundit tha se ai dhe bashkëshortja e tij ishin pozitivë me Covid-19 dhe këshilltari i tij njoftoi se ata tashmë ndodhen në karantinë.

Ndërkohë që në Rusi ka filluar prodhimi i vaksinës Sputnik V, kundër virusit dhe është aprovuar nga Presidenti rus Putin.

Agjencia e lajmeve CNN-turk, njofton se instituti rus “Gamaleya”, i cili ka zhvilluar këtë vaksinë, ka deklaruar se ata janë të gatshëm të ndihmojnë Presidentin Donald Trump të mund koronavirusin.