OBSH në Shqipëri iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes me përdorimin e kripës, pasi është një faktor kryesor rreziku për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.

Mesazhi i OBSH: Përdorimi me tepri i kripës mund të rrisë presionin e gjakut, i cili është një faktor kryesor rreziku për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru. Ju mund ta parandaloni hipertensionin duke pakësuar përsorimin e kripës. ? OBSh-ja rekomandon kufizimin e sasisë së kripës që konsumojmë në më pak se 5g në ditë për të rriturit. ?? Kjo sasi duhet të jetë edhe më e vogël për fëmijët.

⚠️ Një sasi çuditërisht e madhe e kripës që ne konsumojmë është e fshehur në ushqimet që blejmë. Kjo perfshin: ? bukën ? drithërat dhe produktet e bukës ? mishin e përpunuar ? djathin ➡️ duhet që industria ushqimore të fillojë të zvogëlojë sasinë e kripës së shtuar në ushqimin tonë.