Luis Jose Pinguinha është enciklopedist portugez i talenteve të rinj, ai ka parë qindra lojtarë nga shteti i tij të cilët kanë vazhduar rrugën për t’u bërë më të mirët, Cristiano Ronaldo është një njeri i sukseseve, por sa kemi parë Ansu Fati ka arritur shumë gjëra më shpejt sesa ai. Ronaldo ka shijuar vitet e tij më të mira në karrierë sa ishte pjesë e Real Madrid, gjë të cilën Barcelona shpreson se Fati do ta arrijë të njëjtën me fanellën e saj.

Unë kam parë shumë lojtarë, të cilët kanë qenë fenomenal por ata janë kapur me drogë dhe kanë përfunduar në burg, si Fabio Paim, tha Pinguina në një interviste për MARCA.

Cristiano erdhi së bashku me Sporting CP në një garë, e cila ka qenë e organizuar nga ne. Ai ishte vetëm 11 vjeç atë kohë. Unë kisha një marrëveshje me agjencinë që kushdo që të zgjidhej lojtari më i mirë i asaj gare, do të shpërblehej për ta kaluar një javë në Algarve apartament, shtoi ai.

Ai ishte lojtari më i mirë, por trajneri i Sporting më kërkoi mua që mos të zgjidhnim atë sepse ai vinte nga një familje e varfër në Madeira dhe nuk mund t’i përballonte shpenzimet për të shkuar atje, tha Pinguinha.

Përafërsisht një dekadë më vonë, Pinguinha kishte mundësi ta shihte një yll tjetër shndritës, tani i njohur si Ansu Fati, gjatë një gare për të rinjtë në Sevilla.

Unë isha në fushë duke i shikuar ndeshjet dhe befasisht e vërejta një lojtar, pyeta për këtë djalin e vogël, ata më treguan që ai ishte lindur në vitin 2002 por ishte duke luajtur në grupet që ishin dy vjet më të mëdhenj sepse për të çdo gjë ishte e thjeshtë. Ai mund t’i përdorte që të dyja këmbët, ai ishte fenomenal, ai gjithmonë luante me kokën lart dhe kishte aftësi për driblim dhe për goditje gërshërë. Ishte futbollist i cili luante me pasion dhe çdo gjë dukej natyrale. shtoi Pinguinha.