Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, njoftoi sot për 25 fluturime të konfirmuara për ditën e diel, 1 nëntor. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme. Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e diel janë:⠀ Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim,Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim,Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim,Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim,Wizz Air – Tiranë – Piza dhe kthim,Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthi,Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim,Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim,Wizz Air – Tiranë – Berlin dhe kthim,British Airways – Tiranë – Heathrow dhe kthim,Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim,Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim,Albawings – Tiranë – Perugjia dhe kthim,EasyJet – Tiranë – Gatwick dhe kthim,Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim,Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim,EasyJet – Tiranë – Beograd dhe kthim,Blue Panorama – Tiranë – Verona dhe kthim,Albawings – Tiranë – Firenze dhe kthim,Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim,Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim,Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim,Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim,Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim,TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim.