Në 100-vjetorin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Qendra për Hapje dhe Dialog shfaq ekspozitën me librat më të vjetër e më të çmuar e vjetër të saj. Ndër koleksionet e botimeve në latinisht, greqisht, persisht dhe arabisht, vijnë antikuarët dhe inkunabulat. Krahas Mesharit të Buzukut, Bogdanit, Budit, De Radës, Sami Frashërin, Nolit e Gjecovit vjen për herë të parë bibloteka vetjake e Faik Konicës, nga Bostoni, me mbi 300 libra apo dorëshkrimet e Bushatllinjëve.

Kryeministri Rama tha gjatë mbrëmjes së hapjes së ekspozitës, që pavarësisht rrethanave, kremtimi i 100-vjetorit po bëhet në një mënyrë të rrallë përmes kësaj ekspozite. Ai theksoi se megjithë dëshirën për të festuar në godinën e re të Bibliotekës, projekti u detyrua të ndalej nga tërmeti dhe vazhdon të jetë edhe sot për shkak të mbivendosjes së dëmeve nga tërmeti dhe situatës së rëndë financiare që erdhi si pasojë e pandemisë.

Rama vlerësoi punën që është bërë për të shpëtuar nga rrënimi një thesar të paçmueshëm dhe shprehu mirënjohjen për faktin se drejtorët e Bibliotekës kanë qënë gjithmonë persona të lidhur me librin dhe me fatin e tij. Kryeministri u ndal edhe tek rëndësia e digjitalizimit të Bibliotekës Kombëtare, duke shtuar se ndërsa vetë sasia e librave është rritur deri në 1 milionë e 300 mijë libra, të cilët janë botime të vjetra dhe cilësore, revolucioni digjital se do të mund të ofronte mbi 1 milionë e 300 mijë dritare për këdo që jeton në Shqipëri apo jashtë.