Milani dhe Aston Villa janë dy klubet e vetme në pesë ligat e mëdha evropiane që kanë rekord 100 për qind të fitoreve. E gjithë vëmendja ka qenë te klubet si Juventus dhe Inter në Itali, derisa në Premierligë te kampioni Liverpool, klubet tjera si Manchester City, Chelsea, Arsenal dhe Manchester United.

Por Milani i Zlatan Ibrahimovicit është i pagabueshëm në sezonin 2020/21, duke i fituar të gjitha katër ndeshjet e para për t’u bërë lider i ligës. Ibrahimovic shënoi dy herë në fitoren e kuqezinjve 2:1 kundër rivalit të qytetit Inter, të shtunën.

Milani i ka shënuar nëntë gola – prej të cilave katër vetëm Ibrahimovic – në katër ndeshjet e para, duke e pranuar vetëm një gol. Aston Villa, në anën tjetër, po ka ashtu zotëron rekord të përkryer pas katër ndeshjeve në Premierligë, pas fitores habitëse 1:0 kundër Leicester City të dielën.

Pasi i shpëtoi rënies nga liga për pak, Villa – që e ka një ndeshje më pak se kundërshtarët – renditet e dyta, pasi e turpëroi kampionin në fuqi duke e mundur 7:1 para dy javëve. Villa e ka mbrojtjen më të mirë në Premierligë me vetëm dy gola të pranuara deri tani.