Gjatë prezantimit të platformës digjitale “deputeti që duam”, kryeministri Rama, ka komentuar dhe vendimin për mbajtjen e maskës dhe gjoba për shkeljen e saj. Rama u shpreh se gjobat për maskën nuk do të falen, ndërsa policisë i ka lënë porosi që kontrollet ti fillojë që nga parlamenti.

“Gjobat janë amnistuar edhe për të dhënë një mesazh. Se gjobat nuk vendosen për frikë. Nuk është çështja e frikës, apo dëshire që ne të fusim duart në arkat e familjeve. Çështja është që të gjithë duhet të kontribojmë. Nga ana tjetër në faljen që bëmë, mirëkuptuam ata që nuk i kishin paguar ende apo kishin makinat për të bllokuar. Unë me gjobat kam një raport strikt. Për mua gjobat janë shumë të ulta dhe duhet të jenë më të larta. Se gjoba nuk është taksë, por vendoset kur shkell rregullat. Kjo që ne shohim sot, është rezultat edhe fal gjobave të vëna më parë. Nuk ka arsye pse dikush duhet të ndihet keq pse respekton rregullat dhe diksuh që nuk i respekton nuk do të gjobitet. Ata që u falën kanë hequr picirr dhe nuk do e përsërisin më atë gabim.

Sot maskën e kam mbajtur gjatë gjithë ditës. Nuk jam ndjerë dhe aq mirë, sa ditët e tjera por duhet bërë. Mos të niset njeri me idenë se hajd se do ma falin. Maskat do ti mbajmë pak si gjatë për shkak të dimrit. Nëse dikush që sëmuret me grip, i shtohet dhe covidi gjërat shkojnë më keq. Policisë i kam kërkuar që kontrollin ta fillojë që nga parlamenti i Shqipërisë dhe institucionet e vendit. Po të ishte nga frika vendosja e maskës, nuk do ta vendoste e gjithë bota. Se kam parë disa media që thonë; qytetarët: e vendosim maskën se kemi frikë nga gjoba”, u shpreh Rama.