Rritja rekord e infeksioneve të reja me koronavirus detyroi Mbrojtjen Civile kroate të vendosë kufizime të reja, siç është detyrimi i mbajtjes së maskës ​​edhe në ambiente të hapura dhe të mbyllura si zyra, bare dhe restorante.

Ndërkohë, kufizimi për të gjitha tubimet publike është deri në 50 persona. Në Zagreb, ku u regjistruan më shumë se 200 infeksione, u krijua një shërbim mbikëqyrjeje i tramvajeve, bareve dhe vendeve të tjera publike.

Para spitaleve kryesore janë vendosur çadra për pritjen e të sëmurëve lehtë. ”Në 24 orët e fundit u regjistruan 748 raste të konfirmuara , një numër që vendosi një rekord të ri”, raportoi Njësia e Krizave për Mbrojtjen Civile, që gjithashtu prezantoi një sërë masash të reja kufizuese.