Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ndarë në faqen e saj në Facebook një videomesazh drejtuar qytetarëve nga prof. Najada Çomo, shefe e Shërbimit të Infektivit, ku prej 7 muajsh po trajtohen pacientët e prekur nga COVID-19. Në mesazhin e saj prof. Najada Çomo shprehet se mbajtja e maskës nga të gjithë ul shumë nivelin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga SARS-COV2 ndaj dhe kjo masë duhet të respektohet nga të gjithë. Çomo bën apel të mbahet një maskë mbrojtëse se sa ajo e oksigjeni për javë dhe muaj nëse infektohesh.

Nëse e mbajmë të gjithë maskën padiskutim që ulet numri i personave të infektuar, ulet numri i personave të sëmurë,culet dhe numri i të shtruarve në spitale. Dua t’ju them një gje: është më mirë të mbash një maskë jashtë se sa të mbash një maskë oksigjeni me javë dhe ndonjëherë edhe me muaj. Prandaj më mirë parandaloni se sa të sëmureni nga COVID-19, thekson në mesazhin e saj Çomo.