Një datë dhe kohë për “El Clasicon” e parë në këtë edicion të La Ligas mes Barcelonës dhe Real Madridit është vendosur. Takimi i parë mes dy gjigandëve nga Spanja në edicionin 2020/21 do jetë të shtunën e 24 tetorit në ora 16:00.

Padyshim që kjo është një ndër ndeshjet më të flakta në botë sa i përket shikueshmërisë dhe nga aspekti i tifozëve. Të dy ekipet kanë synim arritjen e nivelit të lartë të përcjelljes televizive, ku në bazë të drejtave televizive mund të mbledhin fonde për kalimin e situatave të vështira në të cilat po kalojnë shkaku i pandemisë Covid-19.

Përballja e fundit mes Barcelonës dhe Real Madridit i takoi kësaj të fundit, ku “Galaktikët” triumfuan 2:0 ndaj “Blaugranëve”, një javë para se futbolli spanjoll të mbyllej shkaku i Covid-19. Ndeshja e parë e luajtur në “Camp Nou” kishte përfunduar pa gola, në nëntor të vitit të kaluar.