Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Beiruti lidhur me operacionin e kthimit të fëmijëve shqiptarë nga Siria në Shqipëri. Ashtu siç raportoi gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, Rama është takuar edhe me Gjeneralin Abass duke thënë se po konfirmon me sy vijimin e operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë.

Reagimi i Ramës:

Beirut – Me Gjeneralin Abass përpara kthimit në atdhe bashkë me fëmijët, për ta falenderuar për ndihmën e tij të paçmueshme, si edhe për të konfirmuar sy më sy vijimin e operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë?