Ministri i Mjedisit dhe Turizimit, Blendi Klosi zhvilloi një takim sot në Allias në kuadër të ngritjes së Agjencisë Kombëtare të Pyjeve. Klosi thekson se pyjet mbulojnë 50-60% të hapësirës së territorit shqiptar dhe janë një pasuri e madhe kombëtare, që ende nuk është vlerësuar siç duhet.

Ministri thekson se qeveria aktuale ka ndaluar shfarosjen masive të pyjeve me anë të moratoriumit, teksa shton se në Shqipëri janë shtuar zonat e gjelbëra. Ai garanton se së shpejti do të ikë koha kur pyjet përdoreshin për dru zjarri dhe ato do të shndërrojnë ekonomi për zonat dhe bashkitë.