Përfaqësuesja kuqezi behet gati për testet e radhës; miqësoren me Armeninë dhe sfidat për Ligën e kombeve me Kazakistanin dhe Lituaninë.

Lista e Edi Rejas ka sjell risi ne formulimin e saj ku janë konfirmuar mungesat e lojtareve kryesor nga Hysaj tek Roshi, Cikalleshi, Balaja dhe Sadiku. Zyrtarisht Edi Reja ka dhëne një tjetër version të mungesës së tyre.

“Për sa u përket lojtarëve titullarë, Hysaj është i skualifikuar dhe Napoli kërkoi mos ta grumbulloja, Roshi është i dëmtuar, Cikalleshi nuk është ende në formën e tij, Balaj e njoh, vendosa ta lë në shtëpi. Mendova t’u jap hapësirë lojtarëve të rinj si Memolla, Cepele, Doka. Mendova se është moment i mirë për t’i marrë dhe për t’i provuar. Armenia ka problematikat e saj, por problemi im është të shoh se cilët lojtarë janë disponibël. Do të shohim edhe ndeshjet e fundjavës dhe më pas të hënën shpresojmë që te kemi një panoramë më të qartë”, tha Reja.

Humbja me Lituaninë nuk na dha shansin të bënim dy fitore në dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve.

“Ndeshja me Lituaninë ishte një aksident, por është në fenomen që na ndodh shpesh. Kur fiton ndeshjen e parë , e dyta duket e lehtë. Nuk ka skuadra të lehta të gjitha janë të organizuara, çdo ndeshje duhet përballuar me shpirtin e duhur. por jemi të gjithë në nivel të barabartë, nuk kemi kompromentuar asgjë. ne do të luftojmë deri në fund, jemi të gjitha skuadrat me 3 pikë secila. I kemi akoma shanset. Ato me Kazakistanin dhe Lituaninë janë ndeshje të rëndësishme për ne se luajmë jashtë dhe ne duhet të marrim pikët”, tha Reja.

Trajneri Reja foli dhe për ndikimin që ka te përqendrimi i lojtarëve të kombëtares merkatoja e transferimeve

“Nuk dimë gjendjen e lojtarëve, ka disa lojtarë që kanë ndryshuar skuadra si Bare që ka shkuar në ekip tjetër por nuk ka luajtur, Manaj ka 3-4 opsione por edhe ai nuk ka luajtur, jam i detyruar të aktivizoj të rinjtë. Edhe Gjasula ka ndryshuar skuadër, vetëm portierët nuk kanë lëvizur. Momenti i Merkatos ndikon te lojtarët pasi e kanë të vështirë të përqendrohen. Nuk dua të krijoj justifikime, kur humbet është trajneri përgjegjësi kryesor, do të kërkojnë të japim maksimumi”. tha Reja.