Gazetari Mero Baze ka ironizuar lavdet që Enkel Demi i ka dedikuar Lulzim Bashës ditën e sotme në emisionin e mëngjesit.

Siç shihet në videon e publikuar nga Mero Baze, edhe pse Enkel Demi tenton ta nxjerrë Bashën nga situata dhe t’i thotë që në fakt ai zgjohet herët, ajo që bie në sy është që Luli është ende i dremitur nuk e ka kuptuar që është në emision live. Ashtu i përgjumur Basha nuk mban mend as pyetjen që Demi i drejtoi. Lexo.al/