Autoritetet greke thanë sot se kanë zbuluar planin e nëntë emigrantëve shqiptarë për të rrëmbyer dhe mbajtur peng një prokurore dhe drejtoren e burgut. Nëntë shqiptarët gjenden në burgun e Korfuzit dhe përballen me akuza të rënda penale. Sipas policisë greke që citohet nga mediat vendase, shqiptarët kishin planifikuar një arrati nga burgu duke e shoqëruar këtë me pengmarrje. Plani ishte që këta shqiptarë të detyronin drejtoren e burgut dhe prokuroren që tu jepnin leje dalje nga qelitë dhe këtë do ta realizonin duke organizuar rrëmbimin e tyre. Policia zbuloi se këtij plani po i vinte në ndihmë edhe një punonjës sigurie i burgut, mesa duket, në shkëmbim të një shume parash. Ky gardian kishte pranuar ti jepte dy pi stoleta shqiptarëve, me të cilat do të realizohej pengmarrja dhe arratia.