Gjermania vendos zbatimin e të ashtuquajturit izolim “të butë” kombëtar. Kancelarja Merkel tha se jemi para një situate dramatike dhe dimri do të jetë i vështirë, por edhe ai do të përfundojë. Masat që do të nisin së zbatuari në nëntor janë më pak të ashpra se ato të pranverës, dhe përfshijnë mbylljen e restoranteve, bareve, palestrave, kinemave apo teatrove, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel. Merkel tha se tani shteti duhet të veprojë tani dhe bëri thirrje për “përpjekje të mëdha kombëtare” për të luftuar përhapjen e virusit korona.

Rritje alarmuese e numrit të infektimeve Ndonëse në krahasim me vendet e tjera të BE-së në Gjermani ka pasur një nivel më të ulët infektimesh me Covid-19, së fundi iveli në rritje i përhapjes së virusit e ka alarmuar qeverinë. Autoritetet e shëndetësisë në Gjermani njoftuan sot (29.10) se brenda 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe 89 pacientë, dhe ka një rekord të personave të infektuar që shkon në 16,774 vetë. “Sistemi ynë shëndetësor mund të përballet ende me këtë sfidë, mirëpo me këtë rritje të infektimeve, kapacitetet e spitaleve mund të arrijnë në limitet e ztyre brenda disa javëve”, tha kacelarja Merkel. Izolimi i pjesshëm në Gjermani fillon më 2 nëntor dhe do të vazhdojë të paktën deri më 30 nëntor.

Rënie në tregjet financiare Lajmet për kufizime të reja në ekonomitë më të mëdha të Bashkimit Evropian, në Francë dhe në Gjermani, u pasqyruan me rënie të forta në tregjet financiare. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se gjendemi thellë në valën e dytë të pandemisë. Duke aluduar për zgjatjen e mëtejshme të masave kufizuese von der Layen tha se “këtë vit Krishtlindjet do të jenë ndryshe”.

Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel tha në fjalën e saj drejtuar “Dimri do të jetë i vështirë, por edhe ai do të përfundojë” dhe u bëri thirrje qytetareve të Gjermanisë të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë duke i bërë thirrje arsyes së qytetarëve që të jenë të disiplinuar./DW/