Aktori i famshëm francez, ndoshta pas Alain Delon më i dashuri për shqiptarët ka dhënë një intervistë për të përjavshmen ‘Le Point’. Depardieu njihet për natyrën e drejpërdrejtë përveçse për talentin e madh si aktor. Në një moment gjatë intervistës ai pyetet për Macron, por thotë vetëm se ka folur një herë në telefon dhe kjo ka ndodhur kur ishte në Shqipëri. Ballkanin ai e përshkruan si vend fantastik, por thotë që i pëlqen shumë Edi Rama.

Pjesë nga Intervista:

-A e njihni Macron-in?

Depardieu: Macron më ka marrë në telefon, madje isha në Shqipëri kur më mori. Ah, njoh një njeri që është për së mbari, është Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë. I ngjan shumë Malkovich-it dhe pikturon gjithashtu.. Atje te ai takova edhe një lider të Kosovës, qe kishte bërë edhe burg.
Ballkani po, është vend fantastik…
Po Edi Rama, është vërtet tip për së mbari… Edhe pikturat e tij janë të bukura.

– Pikturat e kryetarëve të shteteve s’janë gjë…

Depardieu: Po, po këto të Edi Ramës janë ndryshe, ka edhe grafizëm, edhe njolla me gjëra të çuditshme, edhe në letër muri…

Burimi:‘Le Point’./tiranapost.al