Mjeku i njohur Pëllumb Pipero sqaroi në Open deklaratën e tij se maska nuk duhet mbajtur në ambientet jashtë. Maskat në ambiente të hapura jo e domosdoshme? Pipero tha se maska duhet pasi nuk mund të ndalojmë kontaktin me të tjerët.

“Në këtë pandemi shumë nga ne, për arsye të njohurive të shtuara dhe të kufizuara si fillim, kanë ndryshuar mendim, por qëndrimi im është dhe do mbetet i njëjtë. Përdorimi i maskave apo masave të tjera që kufizojnë përhapjen e virusit është i mirëpritur. Jam i pari që kam deklaruar se maska duhet të jetë ligjërim detyror, dhe po atë ditë kam thënë jam kundër mbajtjes së saj në mjedise të hapura.

Nga sot po dal kundër vetes, dhe them se duhet dhe në mjedise të hapura sepse mbron dhe shton refleksin e mbajtjes”, tha Pipero.