Mijëra shkencëtarë dhe ekspertë të shëndetit janë bashkuar me një lëvizje globale duke paralajmëruar pasoja të mëdha rreth politikave të bllokimit për shkak të Covid-19. Gati 6.000 ekspertë, përfshirë dhjetëra nga Mbretëria e Bashkuar, thonë se izolimi ka një ndikim shkatërrues në shëndetin fizik dhe mendor të shoqërisë.

Thirrja e tyre, është që njerëzit e shëndetshëm vazhdojnë jetën normale. Megjithëse kritikët janë kundër kësaj qasjeje të re. Ata argumentojnë qëndrimin e tyre, duke thënë se është mjaft e vështirë që në këtë mënyrë të mbrohen grupet e rrezikuara.

Gjashtëdhjetë e gjashtë mjekë të përgjithshëm, i kanë shkruar sekretarit të shëndetësisë në Britani, duke vënë në pah, rrezikun e madh që mund të sjellë izolimi derisa një vaksinë të jetë e disponueshme.

Disa nga pasojat shëndetësore që përmendin ekspertët janë:

Mungesa e vaksinimit të fëmijëve. Mungesa e shërbimit për pacientët me kancer dhe sëmundjet e zemrës. Deklarata deri më tani është nënshkruar nga gati 6,000 shkencëtarë dhe ekspertë mjekësorë në të gjithë globin, si dhe 50.000 qytetarë