Shihni shpesh njerëz, apo ndoshta edhe ju vetë, që kërcasin qafën në momente të caktuara. Por ekspertët thonë se diccka e tillë mund të jetë e rrezikshme pasi ka lidhje edhe me trurin.

Megjithëse mund të duket shumë e frikshme ky pohim duket se mund të jetë i vërtetë në disa raste. Forca e ushtruar gjatë kërcitjes së qafës mund të shkatërrojë venat e gjakut në atë zonë. Gjë që me shumë mundësi do të shkaktojë isheminë.

Sipas mjekëve neurologë këto raste janë ende në studim e sipër, por mund të jenë prezente për këdo. Ndaj hiqni dorë nga ky zakon që mund t’iu kushtojë shumë.