Strukturat Doganore kanë njoftuar se gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 30 mijë Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit. Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, kostatuan se shtetasi me inicialet SH.SH kishte të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 30.000 paund të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal. Dogana Shqiptare njofton se vijon bashkëpunimi me strukturat e Policisë së Shtetit, ku vetëm gjatë muajve të fundit, në të njëjtën linjë udhëtimi janë kapur disa herë sasi valute cash të padeklaruar.