Ish deputeti i Partisë Demokratike Myslym Murrizi, ka reaguar gjatë ditës së djeshme me një shkrim të gjatë në rrjetet sociale, i indinjuar prej vendosjes së fotografisë së tij në faqen e parë të gazetës së PD, “Rilindja Demokratike”, ku ishte vendosur krahas fotografive të Jozefina Topallit, Astrit Patozit dhe Rudina Hajdarit dhe mbi të shkruhej “Kukullat e Edi Ramës”. Ajo që shumëkush nuk e vuri re në reagimin e gjatë të Murrizit, ishte një paragraf diku nga fundi, në të cilin ai i drejtohej personalisht kryetarit të Partisë Demokratike. Ja çfarë shkruante Murrizi:“Ndërsa për Ty “k.u.r.v.a.” e Ramës po të kujtoj edhe një “k.u.r.v.ë.r.i” tjetër me drejtësinë, që more raport për leje lindje, që të shpëtoje me proçedurë nga një padi, ku një ish Miku im dhe ish shoku yt ndërmjetësoi me gjykatën e lartë e kur ti rrije si një “k.urvickë” e vogël pa këllqe në makinë, në garazhdet e ETC”.

Po për se bëhet fjalë? Për këdo që e ka harruar, një prej skandaleve më të mëdha në të cilat është përfshirë Lulzim Basha, është ai i ndërtimit të Rrugës së Kombit. Kryetari i sotëm i PD në atë kohë ishte Ministër i Transporteve, dhe ishte në një proces gjyqësor për korrupsion. Lulzim Basha bëri në atë rast, atë që di të bëjë më mirë: të fshihet. I gjendur përballë akuzave të pakundërshtueshme dhe një procesi gjyqësor që sillte re të zeza në horizontin e tij politik, Lulzimi vendosi t’i shpëtojë me… raport mjekësor.

Sigurisht, i ndihmuar edhe nga drejtësia, siç vërtetohet edhe nga ky rrëfim i Myslim Murrizit, i cili përshkruan Lulzim Bashën duke u dridhur në parkingun e një qendre tregtare, në pritje që “të mbyllej” çështja e tij nga të tjerë. Për këdo që e njeh mirë Bashën dhe karrierën e tij politike, nuk është aspak i vështirë të përfytyrojnë kryetarin e sotëm të opozitës në errësirën e bodrumeve duke pritur ta shpëtojnë nga drejtësia.