Ndonëse pritej që takimi i tretë mes Andit dhe Teas mund të konsolidonte një pëlqim që u duk se lindi mes tyre, në fakt ndodhi plotësisht e kundërta.

Andi tha se dëshiron të dalë me vajzat e tjera në takime, duke përmendur specifikisht emrin e Shqipes. Këto deklarata nuk u pritën mirë nga Tea, e cila tha se ka vënë re nga Andi një stepje, e cila mund të përkthehet në një “ftohje” nga ana e saj. Ajo tha se e pranon që ka krijuar një pëlqim për Andin, por nëse ai nuk mund të zgjedhë në mes saj dhe një “vajze si Shqipja”, atëherë ajo do të ftohet.

“Pak më parë sapo thashë më pëlqen Andi, më ka tërhequr më shumë nga takimet. Nga Andi nuk e shoh këtë gjë, sot është shumë i stepur, kjo më ftoh dhe mua. Jam më e ftohtë kundrejt Andit. (Arjan Konomi: A po aktronte Andi?) Andi u mundonte të ishte i sjellshëm. Është ofendim për mua nëse ai ka aktruar kur ka thënë, je e bukur, e zgjuar, sepse unë besoj që i kam. Nëse ai thotë se jam në mes të dy vajzave dhe njëra nga vajzat është Shqipja, këtu nuk di ç’të them”, u shpreh Tea.