Tenderi i dhënë për riciklimin e mbetjeve urbane në kohën kur kryebashkiak ishte Lulzim Basha kontrollohej nga një kompani që mbrapa fshihte kunatin e tij, Erion Isufin. Për këtë u su lmua komuniteti rom me anë të policisë bashkiake dhe vetëm pas disa muajsh, Bashkia që drejtohej nga Basha do të bënte prezent për median se kompania fitues ishte Grin sh.p.k, një kompani fillestare pa përvojë në këtë fushë e që kishte si pronar Oliver Shtylla. Ky i fundit sikundër rezultoi, punonte prej vitesh si menaxher i kompanisë “Megatek”. Madje vazhdonte çuditërisht të bënte punën e menaxherit në “Megatek” edhe pse kishte themeluar një kompani të vetën dhe kishte marrë një volum kolosal pune falë “bujarisë” së Bashkisë së Tiranës që drejtohej nga Basha.

Lidhja me Oliver Shtyllës, Dionis Teqja dhe Erion Isufit, faktohet në një kompani të quajtuar “Global Construction”, që ka për objekt ndërtim dhe shtrim rrugësh. Në këtë kompani, Isufi ishte anëtar i bordit mbikqyrës për më shumë se 2 vite, të njëjtën pozicion në këtë kompani ka patur edhe Oliver Shtylla (ai që menaxhonte plehrat e Sharrës), ndërsa Dioni Teqja është administrator dhe aksioner 100 % i kompanisë.


Biznesi i riciklimit të plehrave, si maskohej kunati i Bashës meOliver Shtylla, ish Menaxher i Megatek. Një tjetër lidhje e drejtëpërdrejtë e Isufit me menaxhimin e plehrave, është edhe kompania “Albanian Company Of General Services” sh.p.k, ku në objektin e saj kishte grumbullim dhe përpunim mbetjesh urbane. Edhe në këtë kompani, vihet re dyshja Teqja-Isufi, ku i pari është administrator dhe aksioner 100% ndërsa kunati i Bashës ka patur pozicionin anëtarit të Këshillit Mbikqyrës.

Bizneset mes Teqjas dhe Isufit

Kompania “Megatek” është në pronësi të biznesmenit të njohur Dionis Teqja. Por në Këshillin Mbikqyrës së kësaj kompanie deri në vitin 2014 ka qënë Erion Isufi, kunati i kryebashkiakut Lulzim Basha. Përveç Isufit anëtare e Këshillit Mbikqyrës së kësaj kompanie ishte dhe avokatja Erinda Ballanca e cila është tejet e njohur pasi ka përfaqësuar në disa seanca gjyqësore kryeministrin Berisha, zyrtarë të lartë të qeverisë si dhe disa biznese të lidhura ngushtë me qeverinë.

Lidhjet Isufi-Teqja ishin në disa kompani njëherësh. E tillë ishte përshembull “Reno Albania”, ku Isufi dhe Teqja rezultojnë bashkëaksionarë dhe kanë secili nga 50 përqind të aksioneve të kësaj kompanie. Partneriteti mes të dyve është i konfiguruar edhe në të tjera kompani biznesi në Shqipëri, ndërsa emri i Isufit është lakuar fillimisht në lajme në muajin Tetor 2008, kohë kur media po investigonte biznesmenin boshnjak Damir Fazllic dhe lidhjet e tij të fuqishme me qeverinë shqiptare dhe me vetë kryeministrin Berisha. Sikundër u zbulua, përveç transaksioneve të dyshimta nga Qipro me familjarë të kryeministrit, Fazllic rezultoi partner në biznes në dy kompani të tjera me kunatin e Bashës, Isufin.

©Copyright Gazeta Shqip