Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dekoroi sot me “Medalje Nderi”, zv.drejtorin e Përgjithshëm të Policisë italiane Vittorio Rizzi, për kontributin në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese mes dy vendeve, në kuadër të lu ftës së përbashkët kundër kr imit.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ministri Lleshaj vlerësoi lart kontributet e Rizzi në drejtim të rritjes dhe fuqizimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë.
Në kuadër të bashkëpunimit, Lleshaj vuri në dukje faktin se së shpejti pritet që të firmoset një marrëveshje mes dy vendeve që do t’u mundësojë oficerëve të Policisë shqiptare të studiojnë në Itali.

Nga ana e tij, zv.drejtori i Policisë Italiane Vitorio Rizzi, njëherësh drejtor i Policisë Kriminale, shprehu falënderimet edhe në emër të Policisë italiane për vlerësimin dhe medaljen e akorduar dhe theksoi se mes dy forcave të Policisë ekziston një bashkëpunim shumë i fortë. Ai e ilustroi këtë bashkëpunim përmes zbulimit të një episodi se si nisi ideja e operacionit për lirimin e vogëlushit Alvin Berisha.
Rizzi vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin e frytshëm me palën shqiptare, në rastin e operacionit ndërkombëtar antid rogë të koduar “Los Bla ncos”.