Humbja në shtëpi ndaj rivalëve të përjetshëm të Real Madridit ka shkaktuar të tjera pasoja në radhët e Barcelonës. Klubi katalanas njoftoi nëpërmjet një komunikate për shtyp se futbollisti Filip Kutinjo ka pësuar tërheqje muskulare në bicepsin e femurit (kocka e kofshës). Nuk bëhet e ditur se për sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave lojtari brazilian, por e sigurtë që lojtari nuk do të jetë në supersfidën me Juventusin në Ligën e Kampioneve ditën e mërkurë.