Apple ka zbuluar zyrtarisht celularin e ri iPhone 12, gjatë një eventi që është ndjekur live nga miliona shikues në të gjithë botën. Celulari i ri është dizajnuar me cepat e rrumbullakët, të ngjashme me iPad Pro dhe mundëson lidhjen e internetit 5G, një nga përditësimet më të mëdha dhe më të rëndësishme për ‘smartphone’-ët. Kjo lejon shpejtësinë më të madhe me 4 gigabajt për sekond.

iPhone 12 ka një mburojë qeramike që Apple thotë se është “më e forta se çdo xham smartphone-i” deri më sot. Shtesa e re është praktikisht e papërshkueshme nga nxehtësia dhe energjia elektrike, dhe e bën atë më rezistente nëse rrëzohet. Përdoruesit mund të zgjedhin edhe mes dy ngjyrave të reja – blu dhe një jeshile pastel. Bashkë me iPhone 12, Apple prezantoi edhe tre versione të tjera iPhone 12 Pro, iPhone Pro Max dhe iPhone Mini.

Kamera

IPhone 12 ka një kamerë me lente të dyfishta, që përmban një lente ultra të gjerë 12MP dhe një lente të gjerë 12MP. iPhone 12 Pro përmban një kamerë të pasme me lente të trefishta

IPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max kanë gjithashtu një skaner të ri LiDAR, i cili lejon përmirësimin e kapjes së momentit dhe ‘Portrait Mode’.

Bateria është zvogëluar:

Çmimet

Vlera e iPhone 12 është e njëjtë me çmimin e atij 11 të vitit të kaluar. IPhone 12 Mini fillon me 729 paund, iPhone 12 dhe iPhone 12 Pro fillojnë nga 1,049 paund dhe iPhone 12 Pro Max, 1,149 paund.

Kur do jetë në shitje?

IPhone 12 dhe iPhone 12 Pro do të jenë në dispozicion për porositje paraprake nga 16 tetori dhe do të dalin në Apple Stores në 23 Tetor. iPhone Mini dhe iPhone Pro Max s’do të jenë të disponueshme deri në nëntor.