Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, njoftoi sot për 21 fluturime të konfirmuara për ditën e premte, datë 30 tetor. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme.

Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse. Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e premte janë:⠀

Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim Lufthansa – Tiranë -Frankfurt dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim EasyJet – Tiranë – Milano dhe kthim Blue Panorama – Tiranë – Bolonja dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Venecia dhe kthim Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Bari dhe kthim Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim British Airways – Tiranë – Heathrow dhe kthim Blue Panorama – Tiranë – Milano dhe kthim Albawings – Tiranë – Bari dhe kthim Albawings – Tiranë – Piza dhe kthim Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim  Wizz Air – Tiranë – Bolonja dhe kthim Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim