Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, njoftoi sot se oferta e blerjes së biletave me çmime të ulëta për të vizituar 10 muze e parqe arkeologjike vlen deri në 30 shtator. Si një mbështetje, sado e vogël financiare, por edhe si një terapi përtëritjeje ndaj krizës që po kalojmë, oferta e çmimeve të ulura vazhdon deri në 30 shtator, – theksoi Margariti. Sipas saj, kjo ofertë vlen për 10 muze e parqe arkeologjike, informacioni për të cilat është i mundshëm në 6 gjuhë të ndryshme.

Me hapa të vegjël së bashku do t’i kthehemi normalitetit, – tha Margariti e cila ftoi qytetarët të vizitojnë këto muze e parqe arkeologjike të vendit. Shqipëria me bukuritë e saj natyrore, historike dhe kulturore vazhdon të mbetet atraksioni turistik i preferuar i turistëve vendas e të huaj edhe gjatë këtij viti, edhe pse në kushtet e reja të pandemisë COVID-19.