Arturo Vidal tashmë mund të konsiderohet në të gjitha efektet një futbollist i Interit. Pas ditëve të tëra bisedimesh, mesfushori kilian është liruar nga Barcelona dhe tashmë pritet të udhëtojë drejt Milanos aty ku ka arritur akordin me Interin për një kontratë 2-vjeçare prej 6 milion eurosh në sezon plus bonuset me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Në orët e ardhshme Vidal do të firmosë edhe zyrtarisht për Interin për t’u vendosur në dispozicion të Antonio Contes.