Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se qeveria aktuale duhet të marrë një mandat të tretë për punët që ka për të bërë në të gjithë Shqipërinë.
Veliaj shprehet se Rama nuk krahasohet me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PD-së sot Lulzim Basha, pasi sipas tij, kur Berisha vendosi të ikte në mbarimin e dy mandateve kishte djalin që i kishte hedhur një fshat në erë, Gërdecin, ndërsa Basha me ardhjen e tij në krye të Bashkisë së Tiranës “mbaruan punët, u prish zogu i zi, ardhja e Bashës na çoi në gjumë”.

I pyetur se pse shqiptarët duhet të votojnë Edi Ramën për një mandat të tretë, Veliaj tha: “Kush jeton në Tiranë mjafton të shikojë pazarin e ri, Bulevardin, sheshin. Një pjesë e njerëzve që ishin kundër në sondazhe na rezulton se janë pro tashmë. Po do ta kesh mirë me të gjithë, i bie që të mos bësh asnjë punë. Ne kemi zgjedhur të bëjmë pak debat dhe shume punë, për këtë na votojnë”, theksoi Veliaj.