Gala Aliaj, vajza e artistit shqiptar Robert Aliaj, ka bërë krenarë gjithë shqiptarët duke u shpallur fituese e ‘The Voice Kids’ në Belgjikë.

15-vjeçarja mahniti jurinë dhe publikun me dy performanca të saj.

Ajo u ngjit në këngë dhe interpretoi këngët ‘Goodbye Yellow Brick Road’ të Elton John dhe ‘Make You Feel My Love’ të Adele.

PAs fitore ka reaguar për herë të parë përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Instagram për fitoren e saj në “The Voice Kids” në Belgjikë.

“WTF, nuk është e vërtetë, nuk mund ta besoj. Faleminderit shumë djema”, shkroi Gala Aliaj në një postim në rrjetet sociale, ku postoi foto krah babai të saj, i cili ishte në skenë në momentin që u shpall emri i 15-vjeçares si fituese.

Ky është padyshim një sukses i jashtëzakonshëm për Galan dhe pikënisja e një karrierë të gjatë në muzikë.