Thiago tashmë është i Liverpoolit. Së shpejti, Thiago Alcantara do të zyrtarizohet te Liverpooli, pasi klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e spanjollit, që besohet të jetë 30 milionë.

Hansi Flick, trajneri i Bayern Munich, ia ka bërë me dije Jurgen Kloppit se ka marrë një lojtar fantastik. “Stafi im e ka shijuar kohën sa ka punuar me Thiagon. Vetëm mund ta përgëzoj Liverpoolin sepse ka marrë një super lojtar, veçanërisht një person fantastik”, u shpreh Flick.