Në diten Botërore të Pastrimit edhe Tirana iu bashkua nismës për të pastruar qytetin në një ditë në të gjith njësitë administrative. Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit organizoi disa grupe pastrimi të cilët u shpërndanë në njësi të ndryshme me qëllim pastrimin e qytetit nga mbetja. Bashkë me administratën e DPPGJ u bashkua edhe nënkryetari i Bashkisë Tiranë Andi Seferi. Ndërkohë vullnetarët e Green Line Albania në bashkëpunim me Dppgj u fokusuan në pastrimin e hapësirës përgjatë rrugës dytësore në autostradën Tiranë – Durrës. Aksioni i pastrimit vjen në vazhdën e një serë aktivitetesh të tilla të realizuara nga Bashkia e Tiranës për të siguruar pastrimin e çdo lagjeje, rruge apo rrugice në qytet. Përpos pastrimit nga mbetjet që hidhen në rrugë, punonjësit larguan përmes fadromave edhe mbetje si inerte, apo mbetje të ndryshme të cilat qytetarët I kishin lënë përgjatë hapësirave të përbashkëta.