Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer 405 inspektime dhe monitorime gjatë ditës së sotme në terren edhe si pjesë e Taskforcës antiCovid. Grupet monitoruese të Taskforcës këmbëngulin që të zbatohet rigorozisht protokolli i sigurisë kundër përhapjes së COVID-19.

“Gjatë inspektimeve është dhënë një masë administrative në një biznes për produkte me afat të kaluar përdorimi, si dhe janë dhënë 28 masa me paralajmërim për mungesë të librezave shëndetësore, mungesë të rinovimit të analizave të ujit, mossistemim të ambienteve të prodhimit. Bazuar në Planin e Marrjes së Mostrave janë marrë 40 mostra në monitorim të qumështit por edhe në analizim të perimeve për mbetje pesticide”, bën të ditur AKU-ja.

AKU do të vazhdojë pandërprerë kontrollet në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.