DUESSELDORF, GERMANY - AUGUST 09: In this handout image provided by UEFA Antonio Conte, Manager of Inter Milan speaks to the media during a press conference ahead of their UEFA Europa League Quarter Final match against Bayer 04 Leverkusen at Merkur Spiel-Arena on August 09, 2020 in Duesseldorf, Germany. (Photo by UEFA - Handout/UEFA via Getty Images)

Trajneri i Interit, Antonio Conte, foli pas fitores së ekipit të tij kundër Pisas me rezultatin 7-0. Numri një i stolit reagoi me një postim në Instagram ku shpreh gëzimin e tij për rikthimin në stadiumin “San Siro”.

“Fantastike që të rikthehesh në San Siro sërish. Vetëm 1 javë nga rifillimi i Serie A, gati të vazhdojmë sërish“, – shkruan ai. Sezoni i parë i Contes nuk ishte i mirë sepse nuk fitoi asnjë trofe me Interin.

Numri një i stolit është shumë i kritikuar për skemat e lojës dhe zgjedhjet e tij në merkato. Drejtuesit i dhanë besim dhe për më tej, por kjo gjë mërziti shumë tifozët e Interit që nuk e duan më “Paruken” në drejtimin e skuadrës.