Të gjithë, të paktën një herë, kemi kryqëzuar gishtat për t’i uruar vetes ose dikujt tjetër fat. Është një kryqëzim i vogël besimi dhe shprese që mund të bëhet edhe me të dy duart, apo edhe pas shpinës. Por a keni menduar ndonjëherë se cila është origjina e një gjesti të tillë? Le ta zbulojmë së bashku. Sipas traditës, është një gjest që ka aftësinë të shprehë energji dhe emocione pozitive. Një veprim që na vë në marrëdhënie me të tjerët.

Ekzistojnë dy teori mbi origjinën e këtij gjesti: e para vjen nga krishterimi pagan në Evropën Perëndimore. Sipas tij kjo është një mënyrë si çdo tjetër për të përfaqësuar kryqin e Krishtit. Një kryqëzim i thjeshtë për të përshkruar dy drurët klasikë mbi të cilët u kryqëzua Krishtin. Shpjegimi tjetër ka rrënjë në epokën e krishterë. Midis popullatës besimtare kishte një seri gjestesh sekrete për të identifikuar dhe njohur njëra-tjetrën. Zakonisht simboli i një peshku ishte më i popullarizuari. Edhe një lëvizje e shpejtë e gishtërinjve mund të çojë në njohjen e tjetrit. Në fakt, ekziston një histori, ku thuhet se ushtarët e plagosur në luftë, kur shiheshin në spital përshëndesnin njëri-tjetrin me këtë gjest.

Kryqëzimi tipik i gishtërinjve transmetonte fat të mirë dhe shërim të shpejtë te të sëmurët. Një gjest lehtësimi, fuqie dhe energjie. Me kalimin e kohës tradita është ruajtur dhe madje edhe sot ky gjest i vogël mund të tregojë fat të mirë dhe uron një shërim të shpejtë për njerëzit tanë më të afërt.