Dy studime të ngjashme të botuara në revistën prestigjioze Science mund të vejnë dritë mbi mekanizmat e infektimit nga koronavirusi i ri, identifikimin e personave me rrezikshmëri të lartë dhe si pasojë parandalimin dhe trajtimin e rasteve më të rënda të COVID-19. Botimet vijnë si rezultat i një studimi të COVID Human Genetic Effort (COVIDHge), një konsorcium prej 50 institutesh dhe spitalesh në botë. Sipas studiuesve, rreth 15% e rasteve të rënda të studiuara, në mbi një mijë pacientë, kishin origjinën në një defekt gjenetik dhe të përgjigjes imunitare.

Më në detaj, mund të thuhet se 10% e atyre që zhvillojnë një formë me pasoja të rën da të COVID-19 kanë disa antikorpe që nuk funksionojnë mirë, dhe neutralizojnë një molekulë shumë të rëndësishme në mbrojtjen nga mikrobet dhe viruset, interferoni i tipit 1. Praktikisht, antikorpet e gabuara në vend që të su lmojnë virusin, shkat ërrojnë sistemin imunitar duke i lënë COVID-19 një “fushëbetejë” të pambrojtur. Personat që kanë këtë lloje antikorpesh janë rreth 95% meshkuj dhe 50% prej tyre kishin një moshë 65 vjet e sipër.

“Mendojmë që antikorpet që god asin interferonin mund të shpjegojnë një pjesë të mirë të rasteve të rënda me COVID-19”, shpjegon Lorenzo Piemonti, një nga autorët e studimit. Sërish i lidhur me interferonin rezulton edhe studimi i dytë, që tregon se një 3.5% të sëmurësh nuk arrin të prodhojë mjaftueshëm nga këto molekula të rëndësishme, për shkak të disa mutacioneve gjenetike. Në të dy rastet, rikthimi i sasisë së duhur të interferonit shihet si një zgjidhje efikase kundër pasojave të COVID-19 në organizëm, dhe për këtë arsye pacientëve do t’ i jepet një sasi interferoni beta, i cili zakonisht përdoret në të sëmurët me hepatit.