Juventus ka prezantuar një plan për të gjithë ata që kanë bileta vjetore që të kthehen në stadium nga ndeshja e parë e sezonit në Serie A Të gjitha ndeshjet janë zhvilluar prapa ndeshjeve të mbyllura në Itali prej vetizolimit në fillim të marsit shkaku i pandemisë COVID-19. Lajmi për rihapjen e pjesëshme të stadiumit Allianz Juventus Stadium ishte konfirmuar në mbledhje rajonale që u marrë në Piedmont nga guvernatori Alberto Cirlo.

“Ne mund të rikthehem në normalitet, duke respektuar maksimalisht rregullat dhe infektimin e mëtejshëm”, tha Ciroi për agjencinë e lajmeve Ansa. “Objektivi i klubit tonë është të jemi gati që për ndeshjen e parë”. Ata nuk janë të vetmit që do të punojnë në këtë aspekt, por duket se janë të parët që kanë marrë planin e veprimit nga Komiteti Shkencorë dhe Teknik.

Napoli i ka lejuar 1000 tifozë në stërvitjet e tyre para-sezonale dhe miqësore, derisa Sampdoria në ndeshjen miqësore me Alessandria po ashtu do të lejojë brenda 1000 tifozë. Ndeshja e parë e sezonit e Juves do të jetë kundër Sampdoria dhe do të luhet në vikendin e 19-20 shtatorit.