Inter afroj një mesfushor me shumë eksperience si Arturo Vidal por Antonio Conte kërkon dhe një sforco të fundit nga klubi për të afruar në Milano një tjetër lojtarë për të kompletuar këtë repart. Dëshira e trajnerit mbetet fikse, N’Golo Kante por për të arritur tek francezi nuk është aq e lehtë. Sipas “Daily Mail”, Kante ka shprehur pëlqimin e tij për tu transferuar tek Inter, por më parë duhet bindur Chelsea.

Gjithnjë sipas të përditshmes britanike, blutë e vlerësojnë me 60 milion euro kartonin e Kante dhe kanë refuzuar përfshirjen e lojtarëve të tjerë në negociata, si Eriksen e Brozovic.