Në ditën Botërore të Zemrës ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar nga afër Emelin, vogëlushen 5 muajshe e cila ka kryer një ndërhyrje të komplikuar në zemër në QSUT. Ndërhyrja ka rezultuar me sukses dhe Emeli është gati të kthehet në shtëpi. Ministrja Manastirliu nënëvizon se pavarësisht situatës së vështirë të krijuar nga Pandemia e COVID19 ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT ka vijuar punën pa u ndalur.

“Çfarë lajmi fantastik për Emelin e vogël, familjen e saj por edhe të shërbimin mjekësor në QSUT, ku jo vetëm nuk është ndalur puna në kohën e epidemisë por operacione mjaft të komplikuara në zemër arrijnë të kryhen me sukses Në ditën botërore të zemrës, ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT ka realizuar ndërhyrjen e suksesshme tek Emeli vetëm 5 muajsh, e cila tashmë gëzon shëndet të plotë dhe është gati të kthehet në shtëpi ”, shkruan Manastirliu.