Luis Suárez është një hap larg Juventusit. Akordi mes Juventusit dhe lojtarit është shumë pranë. Sipas MARCA, lojtari do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi dhe për një vit tjetër. Ai do të fitojë 10 milionë euro neto në sezon. Ende nuk është bërë e ditur cila do të jetë shifra e transferimit të uruguajanit. Kështu argjentinasi Messi do të humbasë shokun më të mirë në Barcelonë, me të cilin ka qenë i pandashëm që nga viti 2014 dhe së bashku kanë fituar Ligën e Kampionëve, katër tituj të La Ligës dhe shumë trofe tjerë. Te Juve, Suarez do të gjejë Cristiano Ronaldon, rivalin e përjetshëm të Messit.