Lionel Messi zyrtarisht ka treguar sot se do të rri në Barcelonë deri t’i skadon kontrata në qershor të vitit 2021, por ai ka shpërthyer me akuza për presidentin e klubit, Josep Maria Bartomeu për shkak se siç ka thënë ai “nuk ka projekt afatgjatë për zhvillimin e klubit” Messi ka folur ekskluzivisht për Goal për situatën e tij, duke thënë se gruaja e tij dhe fëmijët ishin shqetësuar kur ai ju tha se ai dëshironte që të largohet nga Barcelona. “Por dua të shikoj përpara dhe dëshiroj që të jem ende në nivel të lartë, të fitoj tituj, të fitoj në Ligën e Kampionëve. Ju mund të fitoni apo të humbni, por është shumë e vështirë sepse duhet të garoni”.

“S’paku të garoni e jo të bieni në Romë, Liverpool, Lisbonë, etj. Këto gjëra me bën të mendoja për vendimin që e thashë”. “Mendoj dhe isha i sigurt se do të isha liruar për t’u larguar, presidenti gjithmonë me ka thënë se në fund të sezonit mund të vendosesh të qëndrosh apo jo”. “Tani ata e përdorin si fakt pse nuk e thashë këtë para 10 qershorit, por më 10 qershor ne ende ishim në mes të sezonit për shkak të virusit të tmerrshëm që e ndërpreu atë”. “Kjo është arsyeja pse do të vazhdoj me klubin. Tani do të vazhdoj me klubin sepse presidenti me thotë se e vetmja mënyrë që të largohem është që të paguajë 700 milionë euro, gjë që është e pamundur”.

“Ishte një rrugë tjetër dhe ajo ishte të shkojmë në gjykatë”, ka shtuar ai. “Kurrë nuk do të shkoj në gjykatë kundër Barcës sepse ky është klubi që e dua, i cili më dha gjithçka prej që kam ardhur këtu”. “Nuk ka asgjë të keqe me dëshirën për largim. Kisha nevojë për të, klubi kishte nevojë dhe ishte rruga e mirë për të gjithë”. “E dua Barcelonën dhe nuk do të gjëj një vend më të mirë diku tjetër. Ende kam të drejtë të vendosi. Do të shoh për objektiva dhe sfida të reja. Nesër mund të kthehem, sepse këtu në Barcelonë i kisha të gjitha”. Një betejë ligjore pritej që të zhvillohej mes një lojtari legjendë dhe klubit të tij kur ai dërgoi një burofaks me kërkesën për largim, duke cituar klauzolën e lirimit dhe datën e skadimit të kontratës.

Megjithatë, Barcelona dhe La Liga thanë që klauzola ka skaduar dhe ai mund të largohet vetëm për çmimin 700 milionë euro. Babai i tij Jorge ka folur me presidentin e Barçës me Bartomeu këtë javë, por dështoi për të gjetur një zgjidhje dhe disa thonë se edhe tërë kjo punë është bërë që Bartomeu të jap dorëheqje. “Natyrisht, e kisha vështirë të vendosi. Nuk erdhi për shkak të rezultatit të Bayernit, erdhi pas shumë gjërave”, vazhdoi të thotë Messi për Goal.com. “Gjithmonë kamë thënë se dua ta përfundojë qëndrimin këtu. Ata dëshirojnë një projekt fitues për të fituar titullin me klubin, për të vazhduar të jem një legjendë e Barcelonës”. “E vërteta është se këtu nuk ka projekt apo nuk ka asgjë që një kohë të gjatë, ata vetëm i mbulojnë vrimat shkel e shko. Siç thashë, gjithmonë kam menduar pë mirëqenien e familjes sime dhe klubin”.

Inter, Juventus dhe PSG ishin të interesuar për ta transferuar Messi si lojtar i lirë, por Manchester City ishin favoritët e parë për ta transferuar atë për shkak të trajnerit Pep Guardiola. La Pulga mund të jetë në Barcelonë deri në qershor 2021, por ai e bën këtë me detyrim sepse qartë e thotë se ka dashur të largohet pas 20 vjete nga klubi, kështu që mbetet për t’u parë se si do të jetë atmosfera në klub me të këtë sezon. “Do të vazhdoj me Barçën dhe qëllimi i imë është që mos të ndryshoj pavarësisht dëshirës për t’u larguar. Do ta bëj më të mirën”. 33 vjeçari ju bashkua Barcelonës nga akademia e Newell’s Old Boys në verën e vitit 2000, derisa 13 vjeçari u rrit në klubin Barcelonës duke u bërë legjendë e klubit.