Kryetari i bashkisë së Shijakut i është kundërpërgjigjur sërish sulmeve të opozitës duke i quajtur thashetheme dhe të pavërteta. Për këtë në faqen e tij zyrtare në FB ka publikuar dhe faktet.

Postimi i plotë: Obsesioni i rradhës i PD-së. Dorjan Teliti u zgjua dhe këtë të hënë fillimjave me sytë e përgjumur të ndërgjegjes së tij politike, për të etiketuar një tjetër qytetar për thashethemin e rradhës. LAJM I RREMË … qytetari nga Shijaku nuk ka marrë asnjë lekë pas tërmetit… E VËRTETA: Qytetari nga Shijaku ka marrë dëmshpërblim nga Bashkia e Shijakut. Kësti i parë i dëmshpërblimit është tërhequr me 5 gusht.

Analiza kritike ndaj punëve tona të përditshme dhe shërbimit me devotshmëri ndaj njerëzve duhet të ketë pikënisjen te e vërteta. JU NUK THONI TË VËRTETËN. Ju mbaheni në këmbë me gënjeshtra. Sulmet janë kthyer në obsesionin tuaj. Bashkia e Shijakut me mbështetjen maksimale të Kryeministrit dhe Qeverisë Shqiptare i është gjendur pranë këtyre familjeve menjëherë pas dy tërmeteve. Gjatë këtij viti kemi qenë prezent te këto familje për t’i zgjidhur problemet duke i dhënë zgjidhje me ndihmë konkrete. Ju u shfaqët tani PAS NJË VITI për të ushqyer popullin me gënjeshtra. I keni bërë ndonjëherë pyetjen vetes? Për çfarë do të mbaheni mend politikisht? Denoncim, shpifje… ky është leksiku që ju karakterizon.

FAKTE Në shtëpinë e dëmtuar të Shpëtim Shahinit, banor i fshatit Shahinaj, Njësia Administrative Gjepalaj, grupi i verifikimit nga Bashkia Shijak ka qenë 3 herë i pranishëm dhe sipas ekspertizës shtëpia ka dalë me shkallë dëmi DS3. Kryefamiljari ka lidhur kontratë me bashkinë dhe ka tërhequr këstin e parë në datën 5 Gusht 2020. Bashkangjitur me foto, pagesa e dhënë për familjen e Shpëtim Shahinit. Ku ka vullnet, ka zgjidhje!