Prej disa kohësh, në media qarkullonte lajmi se moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko do të bëheshin prindër për herë të dytë. Mbrëmjen e djeshme, Gjiko ka konfirmuar zërat nëpërmjet një videoje të postuar në Instastory. Në të dukej lehtësisht barku i rrumbullakosur i moderatores bukuroshe.

Çifti vendosi ta ndante lajmin e bukur ditën që do të zbulonin gjininë e bebit. Me këtë rast, ata organizuan edhe një super festë, ku të ftuar kanë qenë familjarë dhe të afërm të çiftit. Me djalin në krahë, Zërin, Gjiko plas tullumbacen, duke zbuluar për të gjithë se në jetë do të vijë një vajzë.

“Jam shumë e lumtur që familjes tonë po i shtohet një vajzë”, shkruajti moderatorja krahas videos, ku shfaqet duke kërcyer nga gëzimi.