Ronald Koeman, trajneri i ri i Barcelonës, ka folur për herë të parë për Lionel Messin, që ku ky i fundit vendosi të qëndrojë përfundimisht në ‘Camp Nou’, pas polemikave të shumta dhe luftës me La Ligën dhe numrin një të klubit, Josep Bartomeu. Leo dëshironte të largohet dhe i kishte dërguar ‘burofax’ klubit për ta bërë zyrtare vendimin e tij, kishte treguar Messin.

Por, Bartomeu, edhe pse disa herë ia kishte përsëritur se mund të largohet i lirë këtë verë, Messi tha se “nuk e mbajti fjalën” dhe ia bëri me dije 33-vjeçarit se për t’u larguar duhet të paguajë 700 milionë euro, vlera e klauzolës së tij, ose të shkojë rasti në gjyq, pasi familja Messi pretendojnë se klauzola nuk ekziston më. Sido që të jetë, Leo u këshillua që të mos bëjë gabimin jetësor duke prishur gjithçka me klubin e fëmijërisë dhe vendosi të qëndrojë, diçka që e ka gëzuar edhe trajnerin Koeman.

“Është fantastike”, u shpreh ai fillimisht për vendimin e Leos që të qëndrojë në Barcelonë. “Të gjithë e dinë ai është më i miri në botë dhe ta kesh atë në ekip është e mrekullueshme. Më rëndësi për ne është që tani Leo të jetë gati për të luajtur, në kualitetet e tij askush s’dyshon dhe është fantastike që do të jetë pjesë e këtij sezoni me Barcelonën, të gjithë janë të lumtur”.