Barcelona e re e Koeman i ka thënë Luis Suarez-it se nuk bën pjesë në planet e tij dhe lojtari ka vendosur të shkojë tek Juventus-i. Mes futbollistit dhe kampionëve të Italisë është pasaporta italiane që Pistolero nuk e ka akoma pavarësisht origjinës friulane të gruas dhe faktit se në La Lifa, ku rregullorja është ndryshe nga ajo e Serisë A, ishte federuar si komunitar.

Suarez, siç shkruhet te Tuttosport, është gati të luftojë kundër burokracisë për t’u bërë komunitar dhe të krijojë një dyshe të frikshme me Cristiano Ronaldo-n. Është një garë kundër kohës, por jo një mision i pamundur për t’u realizuar para mbylljes së merkatos, 5 tetorin e ardhshëm. Ish-ylli i Liverpool-it ka një marrëveshje të përgjithshme me bardhezinjtë: 10 milionë euro për 3 sezone. Suarez do të transferohej në Torino pas prishjes së kontratës me Barcelona-n, duke hequr dorë nga dëmshpërblimi vetëm që të nënshkruajë me Juventus-in.