James Rodriguez ka nisur aventurën në Premierligë me Evertonin. Ai startoi në fitoren 1-0 kundër Tottenham dhe ishte lojtari më i mirë në fushë. Kolumbiani, që u ble nga Real Madridi për 25 milionë euro, krijoi pesë raste shënimi për 90 minuta në fushë.

Sipas faqes për histori dhe statistika, ‘OptaJoe’, ai është vetëm lojtari i dytë që në debutim krijon pesë raste, këtë e kishte bërë i pari Alexis Sanchez për Arsenalin në gusht të vitit 2014.