Su lmuesi argjentinas i ka nisur diskutimet me “Bianconeri” për t’i ndarë rrugët në këtë afat kalimtar Gonzalo Higuain pritet të ndahet me Juventusin në ditët apo javët në vazhdim. Portali “Goal.com” njofton se përfaqësuesit e sulmuesit argjentinas gjenden aktualisht në Torino për të diskutuar me drejtuesit e klubit për largimin e “El Pipitas”.

Kohëve të fundit, ish-sulmuesi i Real Madridit, Napolit, Milanit dhe Chelseat lidhet me një transferim në klubin e David Beckhamit, Inter Miami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, veterani i sulmit ka oferta edhe nga klubet tjera evropiane.