Eugena Tomini e ISHP thotë se me fillimin e vitit të ri shkollor, mësuesit do të testohen çdo ditë për Covid-19. “Ky testim do jetë në përditshmëri. Mësuesit do testohen përditë sepse nuk kemi siguri për 48 orët në vazhdim”, u shpreh ajo në News 24. Ndërkohë, e pyetur se kur do të merret vendimi për mbylljen e shkollës apo klasave, Tomini tha se ka disa procedura. “Së pari, nëse do kemi shfaqjen e një rasti të vetëm dhe do ketë një vlerësim të rrethit epidemiologjik të atij rrethi, dhe del se nuk kemi transmetim imunitar. Do të izolohet vetëm nxënësi. Dhe personat në dy krahët e tij do testohen. Nëse kemi më shumë se dy nxënës në një klasë, klasa do të izolohet dhe nxënësit do të qëndrojnë në shtëpi”, tha ajo.